Telenews

Rama njofton: Ndalohet qarkullimi i mjeteve bujqësore në Prishtinë

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur se qarkullimi i mjeteve bujqësore, përfshirë motokultivatorët, multikultivatorët dhe makineritë e tjera të përdorura për punë bujqësore, është i ndaluar në kryeqytet.
Rama theksoi se Policia e Kosovës dhe Inspektoriati Komunal… do të ushtrojnë kontrolle të vazhdueshme dhe do të marrin masa të menjëhershme ndaj çdo shkelësi.

Ai u bëri apel qytetarëve dhe operatorëve të respektojnë këtë vendim për të garantuar sigurinë dhe qarkullimin e rregullt në rrugët e qytetit.

Njoftimi i plotë:

Ndalohet qarkullimi i mjeteve bujqësore në kryeqytet!
Informojmë të gjithë drejtuesit e motokultivatorëve/multikultivatorëve dhe makinerive tjera të destinuara për punë bujqësore se qarkullimi i tyre në kryeqytet është i ndaluar!
Policia e Kosovës dhe Inspektoriati Komunal do të ushtrojnë kontrolle të vazhdueshme dhe do të marrin masa të menjëhershme ndaj çdo shkelësi.

 

Të ngajshme

Nëntë anëtarë të rinj të KQZ-së betohen para Presidentes Osmani

Valjeta Turkaj

Sulmi nga qentë endacakë në oborrin e QKUK-së, detaje nga gjendja e pacientes

Valjeta Turkaj

27 vjet pa djemtë dhe bashkëshortin e saj, Ferdonije Qerkezi: 27 vjet nuk ka lulëzu pranverë për mu!

Valjeta Turkaj