Telenews

Kështu do të duket ura e autostradës, që do të lidhë fshatrat e Klinës

Kompania Benita, e angazhuar në realizimin e punimeve në rrugën nacionale Prishtinë–Pejë, ka publikuar pamjet se si pritet të duket projekti i një prej urave kyçe të rrugës, pas përfundimit të punimeve.

Sipas njoftimit të kompanisë, ura e re do të shërbejë si një lidhje e rëndësishme infrastrukturore për fshatrat Zajm, Grabanicë dhe Bokshiq, shkruan IndeksOnline.

Pamjet e prezantuara tregojnë një projekt modern dhe funksional, i cili synon të rrisë sigurinë dhe efikasitetin në komunikacion në këtë segment të rëndësishëm rrugor.

Nga kompania bëhet e ditur se imazhet e publikuara janë krijuar me ndihmën e inteligjencës artificiale dhe paraqesin vizionin përfundimtar të projektit.

Punimet në këtë pjesë të rrugës nacionale Prishtinë–Pejë janë duke vazhduar sipas planit.

Të ngajshme

Presidentja pritet ta kthejë në Kuvend ligjin për Specialen pas kërkesës së PDK-së –

KushtrimGuraj

Sveçla në Itali, kërkon bashkëpunim për themelimin e Xhandarmërisë së Kosovës –

KushtrimGuraj

Ndahet nga jeta veterani i UÇK-së, Qamil Halili –

KushtrimGuraj