Telenews

Rrahu gruan pasi e zgjoi fëmijën pa dashje nga gjumi, greku dënohet me 11 vjet burgim

Një rast i rëndë dhune në familje është ndëshkuar nga drejtësia në Selanik, ku një burrë është dënuar me 12 vjet burg, pasi kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.

Ngjarja ndodhi në apartamentin ku çifti jetonte me tre fëmijët e tyre. Sipas dëshmisë së viktimës, konflikti nisi pasi ajo zgjoi pa dashje një nga fëmijët gjatë gjumit. Kjo mjaftoi që burri të reagonte dhunshëm, duke e shtyrë fort, çka bëri që ajo të përplasej në dollap, dhe më pas ta kapte nga qafa.

Gjatë procesit gjyqësor, i pandehuri mohoi se e kishte kapur për fyti, por pranoi se e kishte shtyrë dy herë, duke theksuar se herën e dytë e kishte bërë me forcë të madhe.

I pandehuri u shpall fajtor, ndërsa gjykata vendosi edhe kushte kufizuese ndaj tij, duke përfshirë ndalimin e afrimit të tij me viktimën, raporton Ora News.

 

Të ngajshme

A i mundësuan vlerësuesi i licencuar i pronave dhe përmbaruesi privat përvetësimin e pronave fajdexhiu? –

KushtrimGuraj

Komandanti i ri i KFOR-it takohet me Nufin, diskutojnë për sigurinë në Kosovë dhe stabilitetin në Ballkan –

KushtrimGuraj

Skandali me ndërrimin e foshnjave në Spitalin Amerikan 2 – Ministria e Shëndetësisë konfirmon mangësi serioze, masa disiplinore ndaj zyrtarëve të Inspektoratit –

KushtrimGuraj