Telenews

CHELSEA FITON PAS VAZHDIMEVE, POR REAL MADRIDI KALON TUTJE!

Real Madridi ka kaluar në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, pasi arriti që ta eliminojë Chelsean në çerekfinale të kësaj gare.
Ndeshja e kthimit e zhvilluar sonte në “Santiago Bernabeu” dhuroi spektakël, teksa përfundoi me rezultatin 2:3 në të mirë të skuadrës nga Londra, por që ishte e pamjaftueshme për të kaluar tutje.
“Blutë” ishin duke udhëhequr me rezultatin 0:3, pas golave të shënuar nga Mason Mount (15’), Antonio Rudiger (51’) dhe Timo Werner (75’).
Por, kur skuadra londineze dukej se po shkon drejt kualifikimit, në skenë doli Rodrygo, i cili shënoi në minutën e 80-të për ta dërguar ndeshjen në vazhdime.
Në pjesën e parë të vazhdimeve, Karim Benzema shënoi në minutën e 96-të për rezultatin 2:3, që ia siguroi Realit kalimin tutje me rezultatin e përgjithshëm 5:4.
“Los Blancos” në gjysmëfinale do të takohen me fituesin nga ndeshja Atletico Madrid – Manchester City.

Të ngajshme

Messi i pandalshëm, shënon katër gola në fitoren 7-1 të Inter Miamit –

KushtrimGuraj

Edhe një medalje për Kosovën, Flaka Loxha fiton të bronztën –

KushtrimGuraj

Akil Gjakova shkëlqen në “Taranto 2026”, fiton medaljen e bronztë –

KushtrimGuraj