Telenews

“Jam gati të kërkoj falje”, zbulohet deklarata e të dyshuarit për rastin me 7-vjeçaren në Vushtrri

Ilir Ademi, 34-vjeçar, punëtor teknik në një shkollë në Vushtrri, dyshohet se para pak ditësh ka sulmuar seksualisht një 7-vjeçare, i cili dhe aktualisht ndodhet në paraburgim për një muaj.

Gazetarja e Klan Kosovës, Blerta Ahmeti, ka siguruar deklaratën e tij të dhënë në polici më 2 prill të këtij viti, ku ai ka thënë se ka qenë në gjendje të dehur dhe se ndihet i penduar për veprën.

“Deklarata e të dyshuarit që ka dhënë në polici, me datë 02.04.2026. Ai ka thënë se është njoftuar për të drejtat që i kupton dhe pas konsultimit me avokatin e mbrojtjes, tha: dua të theksoj se nuk kam çka të deklaroj lidhur me rastin, nuk e di se çka ka ndodhur, sepse kam qenë i dehur. Jam i penduar për këtë që ka ndodhur, jam i gatshëm t’u kërkoj falje prindërve të vajzës dhe të gjithë atyre që u kam shkaktuar problem, dhe kështu në këtë fazë dua të mbrohem në heshtje”, thuhet në deklaratën e tij të transmetuar nga gazetarja Ahmeti në emisionin “Kosova Today”.

Shënim: Personi i përmendur në këtë artikull, prezumohet i pafajshëm deri në një vendim të formës së prerë nga gjykata.

Të ngajshme

Spalletti pranon kushtet e rinovimit me Juventus

Blearta

“S’kam problem nëse partneri im është me gra të tjera”/ Aktorja habit me deklaratën për marrëdhëniet personale

Blearta

Përfaqësuesja e SHBA: Kurti dhe Vuçiq t’i evitojnë eskalimet

Blearta