Telenews

Rama kërkesë Ujësjellësit që të mos intervenojë në rrugë pa e njoftuar Komunën

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar lidhur me ndërhyrjet e realizuara nga ujësjellësi në rrugët e kryeqytetit, pas dëmtimit të asfaltit në rrugën “Ahmet Krasniqi”.

Rama përmes një postimi në Facebook, shkroi se ujësjellësi është i obliguar që të njoftojë Komunën për çdo intervenim që përfshin prerjen e asfaltit dhe trotuareve.

“Ujësjellësi është i obliguar që të njoftojë Komunën për çdo intervenim që realizon në rrugë, duke përfshirë prerjen e asfaltit dhe trotuareve. Për këtë qëllim, ne i jemi drejtuar me një shkresë zyrtare, përmes së cilës kemi sugjeruar që, përveç rasteve emergjente ku kërkohet ndërhyrje e menjëhershme, këto punime të mos realizohen gjatë orareve të pikut të trafikut”, shkroi ai.

Njëherësh, Rama ka bërë të ditur se është kërkuar që të njoftohet edhe Drejtoria e Investimeve Kapitale, në mënyrë që të ndërhyhet menjëherë për sanimin dhe asfaltimin e sipërfaqeve të dëmtuara.

“Dhe të njoftohet Drejtoria e Investimeve Kapitale, në mënyrë që të intervenohet menjëherë për sanimin dhe asfaltimin e sipërfaqeve që po i dëmtojnë. Këtu është intervenimi në rrugën “Ahmet Krasniqi”, ku prerja e asfaltit kishte mbetur e pasanuar, duke u bërë pengesë për trafikun dhe rrezik për sigurinë publike”, thuhet në postim.

Të ngajshme

Sulmet nga qentë endacakë në Shkup po shtohen, qytetarët ankohen për pasiguri në qytet

Blearta

‘‘Me ka thirr nga fronti’’, ‘‘dëgjoje zërin e lirisë’’, gruaja e Agim Ramadanit rrëfen momentet më emocionuese me të

Blearta

Martesa mund të ulë rrezikun për kancer, sugjeron studimi

Blearta