Telenews

KURTI: ASNJËRI NGA ANËTARËT E KABINETIT QEVERITAR NUK DO PËRFITOJË SHTESAT PREJ 100 EURO

Kështu bëri të ditur kryeministri i vendit Albin Kurti në mbledhjen e sotme të Qeverisë, me ç’rast ftoi të njëjtit që të votojnë për qytetarët që do përfitojnë këto shtesa.
“Këto janë para të qytetarëve të cilat ne po ua kthejmë qytetarëve kur ata kanë nevojë, sepse ata kanë nevojë. Prandaj, është tejet e rëndësishme që të përsërisim thirrjen që të blejmë sa më shumë produkte vendore dhe të kërkojmë kuponët fiskal për produktet dhe shërbimet e paguara. Në fund asnjëri nga ne, anëtarë të kabinetit qeveritar nuk do të përfitojë nga shtesa prej 100 euro, por e ftoj secilin prej nesh që të votojmë për ata që do të përfitojnë nga këto shtesa”, tha Kurti.

Të ngajshme

U aksidentua më 14 gusht, i riu vdes në QKUK

Rrezarta Ramaj

Vdes tragjikisht në aksident trafiku një kosovar në Finlandë

Rrezarta Ramaj

Bebe Rexha dhuron spektakël në New York

Yllka Gashi