Telenews

Tragjike në Lushnjë: 55-vjeçari gjendet i vdekur në rrugë

Një person është gjetur i pajetë në një rrugë në Savër të Lushnjës.

Sipas mediave në Shqipëri, viktima është identifikuar si Skënder Malia, rreth 55-vjeçar. Dyshohet se shkak i vdekjes ka qenë konsumimi i tepërt i alkoolit.

Banorët e zonës kanë qenë të parët që kanë konstatuar trupin e pajetë në rrugë dhe kanë njoftuar menjëherë policinë. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe urgjencës spitalore, të cilat kanë nisur veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Trupi i pajetë është transportuar për ekzaminime të mëtejshme mjeko-ligjore, ndërsa pritet konfirmimi zyrtar i shkakut të vdekjes.

Të ngajshme

Krehiç: Mund të ketë ende lokacione të pazbuluara të personave të zhdukur

Yllka Gashi

Grand Blue Fafa – pushime ku gjithçka është pranë

Rrezarta Ramaj

Tragjedi në SHBA: Burri vret 8 të afërm, mes tyre 4 fëmijë

Yllka Gashi