Telenews

Zjarri te ndërtesa në Tiranë: Zbardhen detajet, çfarë zbuluan kamerat e sigurisë

Mediat shqiptare kanë publikuar detaje të reja nga incidenti i zjarrit që përfshiu një ndërtesë banimi në Tiranë, ku për pasojë u shkaktuan dëme në 71 banesa.

Sipas Top Channel, policia ka siguruar tashmë kamerat e sigurisë të bizneseve përreth marketit ku dyshohet se nisën flakët.

Bazuar në këto pamje, rreth orës 16:30 të së martës, një fëmijë shihet duke luajtur në pjesën e pasme të marketit, në katin e parë të pallatit dhe nuk dallohet qartë momenti i ndezjes së zjarrit, por i mituri qëndron për disa sekonda pranë tyre.

“Rreth gjashtë minuta pasi ai largohet, në zonë nis të dalë tym. Në lidhje me zjarrin dyshohet se ka ardhur si pasojë nga i mituri ose nga ndonjë bisht cigareje nga ballkonet më sipër.

Flakët u përhapën me shpejtësi, duke u aktivizuar fillimisht në ambientet e marketit dhe më pas duke përfshirë të gjithë fasadën e pallatit, çka solli dëme të mëdha materiale dhe panik tek banorët.” – raporton tutje TCh.

Të ngajshme

Komuna e Drenasit organizon koncert përkujtimor “Për fëmijët e rënë për liri”

Valjeta Turkaj

Detaje të reja për tragjedinë në Malishevë, viktimat janë nga ky fshat

Valjeta Turkaj

E rëndë: Babai me dy fëmijët e mitur vdiqën në Malishevë si pasojë e zjarrit në banesë

Valjeta Turkaj