Telenews

Suspendohen një rreshter dhe toger i Policisë

Inspektorati Policor i Kosovës, përmes Departamentit të Hetimeve, ka rekomanduar suspendimin e dy zyrtarëve të Policisë së Kosovës në dy raste të ndara, të cilët dyshohen për kryerje të veprave penale gjatë ushtrimit të detyrës.

Sipas njoftimit të IPK-së, rasti i parë ka ndodhur më 15 prill 2026 në rajonin e Gjilanit, ku një zyrtar policor me gradën rreshter dyshohet se ka kryer veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

“Pas hetimeve fillestare, me urdhër të Prokurorit të Shtetit nga Prokuroria Themelore në Gjilan, ndaj tij është iniciuar rast penal”, ka thënë IPK-ja.

Ndërkaq, rasti i dytë është raportuar më 16 prill 2026 dhe ka të bëjë me një zyrtar policor me gradën toger në rajonin e Prishtinës. Sipas IPK-së, gjatë intervistimit në ambientet e Inspektoratit Policor të Kosovës, ai është hasur duke incizuar pa autorizim hetuesit dhe procesin e intervistimit.

Në lidhje me këtë rast, me urdhër të Prokurorit të Shtetit nga Prokuroria Themelore në Prishtinë është iniciuar procedurë penale për veprën “Fotografimi dhe incizimet tjera të paautorizuara”.

IPK ka rekomanduar suspendimin e të dy zyrtarëve policorë, ndërsa hetimet lidhur me këto raste janë në vazhdim.

Të ngajshme

Lokalizohet i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt – kërkon të vetëdorëzohet, por me një kusht: “Vetëm 10 minuta të flas me familjen”

KushtrimGuraj

Ekskluzive | Policia në ndjekje të Albert Sylajt, të dyshuarit për vrasjen e Arlindës –

KushtrimGuraj

Senatorët amerikanë i kërkojnë qeverisë së re serbe normalizim raportesh me Kosovën –

KushtrimGuraj