Telenews

Haxhiu takon ministrin belg flasin për anëtarësimin në BE, KiE dhe NATO

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes të Kosovës, Albulena Haxhiu, priti në takim Zëvendëskryeministrin dhe Ministrin e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Belgjikës, Maxime Prevot.

Në komunikatën për media thuhet se Haxhiu e ka falënderuar për mbështetjen e vazhdueshme dhe të palëkundur që Belgjika i ka dhënë Kosovës ndër vite.

Në takim u vlerësuan marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet Kosovës dhe Belgjikës, si dhe kontributi i rëndësishëm i mërgatës në Belgjikë në forcimin e lidhjeve ndërmjet dy vendeve.

“Bashkëbiseduesit diskutuan për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit bilateral, me theks të veçantë në avancimin e bashkëpunimit ekonomik dhe krijimin e mundësive të reja për investim dhe partneritet ndërmjet dy shteteve”, thuhet në komunikatë.

Haxhiu gjithashtu ka theksuar rëndësinë e avancimit të procesit të anëtarësimit në Bashkimin Evropian si dhe përkushtimin e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe në NATO.

Të ngajshme

Për tri vjet institucionet shpenzuan rreth 40 milionë € për naftë të automjeteve dhe telefoni mobile

Valjeta Turkaj

Mbi 20 garazha, “Trepça” nis lirimin e pronave në veri

Valjeta Turkaj

Britani: Kushdo që ka lindur pas vitit 2008 do të ndalohet të pijë duhan

Valjeta Turkaj