Telenews

Nga Londra në Prishtinë, Rama thekson rëndësinë e përgatitjeve për “Prishtina 2030”

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur se në kuadër të përgatitjeve për Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030, ka zhvilluar një sërë takimesh dhe vizitash në Londër, me ftesë të ambasadorit britanik Jonathan Hargreaves.

Ai theksoi se së bashku me ministrin e Sportit dhe kryetarin e Komitetit Olimpik, kanë vizituar hapësira kyçe të infrastrukturës sportive në kryeqytetin britanik, duke marrë modele konkrete zhvillimi për organizimin e suksesshëm të lojërave në Prishtinë.

Rama vlerësoi se përvoja e Lojërat Olimpike Verore Londra 2012 mbetet një dëshmi e fuqishme se si një vizion i qartë dhe planifikimi i mirë mund të transformojnë një qytet dhe të krijojnë hapësira të qëndrueshme për komunitetin.

 

Sipas tij, “Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030” nuk janë vetëm një event sportiv, por një premtim për transformim urban, ndërtim të infrastrukturës moderne dhe zhvillim që reflekton ambicien e qytetit për të ardhmen.

Të ngajshme

“Kurti po kërkon pushtet absolut, për egon autoritare të tij”, Kabashi i ashpër me kryeministrin

Valjeta Turkaj

Tregjet evropiane bien pas sulmit të fundit në Ngushticën e Hormuzit

Valjeta Turkaj

Kuvendi vendos për tri seanca – njëra i kushtohet Eliot Engel

Valjeta Turkaj