Telenews

Droga s’ka të ndalur: I riu kapet me marihuanë në Prishtinë, e pranon para policisë

Një rast tjetër i posedimit të narkotikëve është zbuluar në kryeqytet, duke treguar se fenomeni i përdorimit të substancave ilegale vazhdon të jetë prezent.

Ngjarja ka ndodhur më 18 prill 2026 rreth orës 21:50, në rrugën “Ahmet Krasniqi” në Prishtinë.

Siç mëson ekskluzivisht Sinjali, gjatë patrullimit, njësia policore ka ndaluar një veturë të cilën e drejtonte Egzon Cakolli (33 vjeç).

Gjatë kontrollit trupor, tek i njëjti është gjetur një sasi e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, rreth 5 gram.

I dyshuari është shoqëruar në stacion policor, ku gjatë intervistimit ka pranuar se substanca ishte e tij dhe se është përdorues i narkotikëve.

Në konsultim me prokurorin kujdestar, rasti është iniciuar si “Posedim i paautorizuar i narkotikëve”, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Rasti mbetet nën hetime.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Të ngajshme

Vrasje e trefishtë në Mal të Zi: Dy vëllezër nga Rozhaja mes viktimave

Valjeta Turkaj

Tahiri: Procesi për president ka qenë “spektakël politik” pa konsensus real

Valjeta Turkaj

Naimi në burg përjetë, flet vëllai i Liridonës: Shkon për fëmijët që s’do ta shohin më nënën…

Valjeta Turkaj