Telenews

Real Madridit i mungojnë dy lojtarë kyç në garën për titull: Militao dhe Guler të lënduar

ylli-i-real-madridit-pritet-te-luaje-ndaj-atleticos-pavaresisht-problemit-me-nje-lendim

Shanset tashmë të vogla të Real Madridit për ta rikthyer titullin e La Ligës në gjashtë ndeshjet e fundit të sezonit kanë marrë një goditje të rëndë, pasi dy lojtarë të rëndësishëm pothuajse janë jashtë për pjesën e mbetur të edicionit.

Si Éder Militão, ashtu edhe Arda Güler pritet të mungojnë gjatë gjithë muajit të fundit të sezonit. Mbrojtësi brazilian u largua nga fusha pak para përfundimit të pjesës së parë në ndeshjen ndaj Alavesit, dhe fillimisht u mendua se ishte vetëm një masë paraprake.

Në anën tjetër, Güler mungoi papritur në stërvitje dhe iu nënshtrua kontrolleve mjekësore, ku në fillim u besua se bëhej fjalë për një shqetësim të lehtë që kërkonte vetëm pushim.

Megjithatë, sipas raportimeve të Diario AS, të dy lojtarët kanë pësuar dëmtime të shkallës së dytë në muskujt e kofshës (hamstring), që zakonisht kërkojnë 3 deri në 4 javë rikuperim, duke i lënë jashtë për pjesën më të madhe të ndeshjeve të mbetura.

Në rastin më optimist, ata mund të jenë gati për dy sfidat e fundit të sezonit ndaj Sevillës dhe Athletic Bilbaos. Por nëse rikuperimi zgjat më shumë, nuk pritet të rrezikohet kthimi i tyre i parakohshëm, sidomos duke pasur parasysh afërsinë e Kupës së Botës.

Ndërkohë, një lajm më pozitiv vjen nga Raul Asencio, i cili pritet të rikthehet së shpejti pas një virusi që e la jashtë për disa ditë dhe i shkaktoi humbje të konsiderueshme në peshë.

Të ngajshme

Lamine Yamal e humb “El Clasico”-n dhe pjesën tjetër të sezonit!

Valjeta Turkaj

Dukagjini e eliminon Ballkanin, kualifikohet në finale të Kupës

Blearta

Sot mësohen finalistët e Kupës së Kosovës

Valjeta Turkaj