Telenews

SHBA-ja thonë se 51 anije u ndaluan nga bllokada

Komanda Qendrore e SHBA-së (US Central Command) ka bërë të ditur se bllokada detare e saj në Ngushticën e Hormuzit deri më tani ka interceptuar 51 anije.

Në një postim në rrjetet sociale, ajo tha se këto anije janë “urdhëruar të kthehen mbrapsht ose të kthehen në port”.

SHBA-ja po vazhdon bllokadën e ngushticës, edhe pse njëkohësisht po e rrit “Project Freedom”.

Ky është një përpjekje e administratës së Trumpit për të udhëzuar anijet që të kalojnë “në mënyrë të sigurt” përmes këtij korridori ujor. Megjithatë, dje janë raportuar përplasje në ngushticë.

Trump tha se ky operacion kishte nisur dje në një postim në Truth Social, por ende nuk janë dhënë shumë detaje për specifikat e këtij veprimi.

Të ngajshme

Raporti i PE-së: Mali i Zi, vendi më i avancuar në rrugën drejt BE-së

Valjeta Turkaj

Emiratet e Bashkuara mbyllin pjesërisht hapësirën ajrore pas sulmit të Iranit

Valjeta Turkaj

“Shoferi vuante nga sëmundje mendore”, detaje nga tragjedia me dy të vdekur në Leipzig

Valjeta Turkaj