Telenews

“Shoferi vuante nga sëmundje mendore”, detaje nga tragjedia me dy të vdekur në Leipzig

Dy persona kanë vdekur pasi një makinë u përplas me një turmë në qytetin lindor gjerman të Leipzigut të hënën pasdite, thanë autoritetet lokale.

Kryebashkiaku i Leipzigut, Burkhard Jung, tha se autori i dyshuar, të cilin autoritetet e kanë konfirmuar si një shtetas gjerman 33-vjeçar, u arrestua. Jung shtoi se autoritetet ende nuk e kanë të qartë motivin, raporton BBC..

Policia konfirmoi se një makinë kishte goditur disa persona në zonën qendrore të Grimmaische Strase përpara se të largohej. Autoritetet thanë se 22 persona u lënduan, përfshirë tre rëndë.

Michael Kretschmer, kreu i shtetit të Saksonisë, pjesë e të cilit është Leipzig, tha se i dyshuari më parë vuante nga sëmundje mendore.

Të ngajshme

A i mundësuan vlerësuesi i licencuar i pronave dhe përmbaruesi privat përvetësimin e pronave fajdexhiu? –

KushtrimGuraj

Komandanti i ri i KFOR-it takohet me Nufin, diskutojnë për sigurinë në Kosovë dhe stabilitetin në Ballkan –

KushtrimGuraj

Skandali me ndërrimin e foshnjave në Spitalin Amerikan 2 – Ministria e Shëndetësisë konfirmon mangësi serioze, masa disiplinore ndaj zyrtarëve të Inspektoratit –

KushtrimGuraj