Telenews

PRESIDENTJA OSMANI PËRKUJTON MASAKRËN NË LAGJEN E BOSHNJAKËVE NË MITROVICË DHE SLLOVI TË LIPJANIT

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka përkujtuar 23-vjetorin e Masakrave në Lagjen e Boshnjakëve në Mitrovicë dhe atë në Sllovi të Lipjanit.
Në Lagjen e Boshnjakëve, forcat e regjimit gjenocidal serb ekzekutuan 23 civilë të pafajshëm, teksa në atë të Sllovisë, 45 civilë shqiptarë dhe plagosën shumë të tjerë në datat 15 e 16 prill 1999.
“Gjithnjë do ta kujtojmë të kaluarën, gjithmonë do t`i kujtojmë të rënët dhe çdoherë do të kërkojmë drejtësi për viktimat”, thuhet në përkujtimin e presidentes Osmani.

Të ngajshme

Reuters e pyet për verdiktin e Hagës, Sekretari Rutte: KFOR është aty, pavarësisht lajmeve që mund të vijnë gjatë javës

Yllka Gashi

Fundoset varka me emigrantë pranë Kretës, një i vdekur dhe 25 të zhdukur në brigjet e ishullit Gavdos

Yllka Gashi

Hasani: Kuvendi është konstituuar në shkelje të Kushtetutës

Yllka Gashi