Telenews

IA KEQPËRDORIN FOTOGRAFINË PA MIRATIMIN E SAJ, AKTORJA MATOSHI THOTË SE DO T’I BIEN PISHMAN

Aktorja dhe deputetja shqiptare, Adriana Matoshi, është shumë aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale.
Duke pasur një numër të konsiderueshëm ndjekësish, ajo ka qenë shpesh caku i shumë kompanive të ndryshme, nën dëshirën për t’u bërë fytyra promovuese e tyre.

Megjithatë, një gjë e çuditshme i ka ndodhur Adrianës së fundmi – pasi një kompani ka shfrytëzuar pamjen e saj pa miratimin e saj.
E kundrejt këtij keqpërdorimi, vet aktorja dhe deputetja ka bërë një reagim mjaft të ashpër në InstaStory.
“Pa kokrrën e marres e marrin fytyrën tënde dhe bëjnë reklamë, fitoni edhe ndonjë ditë, e një ditë tjetër keni me i rënë pishman”, shkroi Matoshi në InstraStory.

Imazhi i aktores ishte keqpërdorur nga një kompani produktesh kozmetike, e cila me të parë reagimin e saj, e kanë fshirë më pas atë.

Adriana përndryshe ka qenë mjaft e përfolur kohëve të fundit në mediat rozë, veçanërisht pas zhvillimeve në jetën e saj private.

Të ngajshme

Tayna e publikon këngën “Thana” (VIDEO)

Donat Hashani

“Xheneta reagon pas tentimeve për t’ia hakuar Instagramin: Kujt po ia marrë bukën prej gojës?

Valjeta Turkaj

Nga djepi i këngës shqipe vjen zëri i ri – Diell Durmishi, talenti që i këndon Mushtishtit

KushtrimGuraj