Kuvendi i Prishtinës ka shpallur tender për mirëmbajtjen e semaforëve në kryeqytet.
Në aktivitetin e prokurimit, lënda përshkruhet si mirëmbajtje e semaforëve, sipas paramasës dhe specifikimit teknik, shkruan IndeksOnline.
Kontrata parashihet të zgjasë 24 muaj dhe vlera e parashikuar e saj është 150 mijë euro.
Rëndom si në çdo aktivitet të prokurimit, operatori ekonomik duhet të përmbushë kërkesat e specifikuara nga ligji i prokurimit publik, si edhe të jetë i përshtatshëm për të konkurruar.
“Në bazë të aplikacioneve të pranuara, më së shumti 6 kandidatë do të ftohen për të dorëzuar tenderët e detajuar të kësaj kontrate. Nëse më shumë se 6 kandidatë të përshtatshëm i plotësojnë kriteret e mësipërme të përzgjedhjes, përparësitë dhe dobësitë relevante të aplikacioneve të këtyre kandidatëve do të riekzaminohen për të identifikuar gjashtë aplikacionet më të mira për procedurën e tenderit”, thuhet në njoftim.
Afati i fundit për pranim të tenderëve është 22 qershor./IndeksOnline/

