Telenews

Propozohet rezolutë në Kuvendin e Serbisë për dënimin e krimeve serbe në Kosovë

Deputeti nga Lugina e Preshevës në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi së bashku deputetët e SDA Sandzak, Ahmedin Shkrijel dhe Minela Kalender kanë propozuar rezolutë për dënimin e krimeve të kryera në Kosovë, gjatë viteve 1998-1999.

Sipas Kamberit, kjo rezolutë paraqet një thirrje për ballafaqim me të kaluarën dhe për pranimin e fakteve të vërtetuara nga Tribunali Ndërkombëtar Penal për ish-Jugosllavinë.

Ai ka thënë se rezoluta dënon krimet sistematike, vrasjet, deportimet, spastrimin etnik dhe dhunën e ushtruar ndaj popullsisë civile shqiptare në Kosovë nga strukturat ushtarake, policore dhe paramilitare të regjimit të atëhershëm të Serbisë.

“Po ashtu, ajo rikujton masakrat në Reçak, Mejë, Krushë të Madhe, Krushë të Vogël, Suharekë, Izbicë, Podujevë dhe shumë vende të tjera, si dhe ekzistimin e varrezave masive në Batajnicë, Petrovo Selo, Perućac dhe Kiževak. Në këtë dokument kërkohet hapja e arkivave shtetërore dhe ushtarake, vazhdimi i hetimeve për personat e zhdukur dhe garantimi i së drejtës për të vërtetën dhe drejtësinë për familjet e viktimave”, ka shkruar Kamberi.

Ai ka thënë se rezoluta dënon gjithashtu mohimin e krimeve të luftës dhe glorifikimin e kriminelëve të dënuar.

“Pranimi i së vërtetës dhe respektimi i viktimave nuk është dënim për qytetarët e Serbisë, por distancim nga politikat dhe strukturat përgjegjëse për krimet e kryera. Vetëm përmes pranimit të fakteve, drejtësisë dhe përgjegjësisë mund të ndërtohen paqja e qëndrueshme, besimi dhe pajtimi ndërmjet popujve në rajon. Ballafaqimi me të kaluarën mbetet obligim moral, juridik dhe qytetërues për çdo shoqëri demokratike”, ka shkruar ai.

Të ngajshme

Kos në Prishtinë: Në Kosovë duhet të rikthehet stabiliteti politik

Valjeta Turkaj

“Kur je me gra nuk sulmohet njeriu”, reagon Hysni Mehani pas incidentit me Sami Lushtakun

Valjeta Turkaj

Kurti: Shtesat për fëmijë në mandatin tjetër do të rriten deri në 90 euro, për lehona deri në 500 euro

Valjeta Turkaj