Telenews

Kos në Prishtinë: Në Kosovë duhet të rikthehet stabiliteti politik

Komisionerja  e BE-së për zgjerim, Marta Kos ka ritheksuar mbështetjen e Unionit Europen për rrugën evropiane të Kosovës, pas takimit që zhvilloi me kryeministrin Albin Kurti, transmeton IndeksOnline.

Gjatë konferencës për media, ajo theksoi se vendi ka nevojë për stabilitet politik dhe u bëri thirrje forcave politike që të kontribuojnë në krijimin e një klime më të qëndrueshme institucionale.

Sipas saj, progresi i Kosovës drejt integrimit evropian do të varet drejtpërdrejt nga zbatimi i reformave dhe avancimi në dialogun me Serbinë. Ajo nënvizoi se procesi i anëtarësimit nuk përcaktohet nga afate konkrete kohore, por nga rezultatet që arrin secili shtet kandidat.

Kos deklaroi se sa më shumë përparim të tregojë Kosova në përmbushjen e obligimeve dhe reformave të kërkuara, aq më afër do të jetë hapja e negociatave me BE-në. Ajo shtoi se integrimi nuk është vetëm proces politik, por edhe teknik, që kërkon punë të vazhdueshme dhe bashkëpunim të ngushtë me institucionet evropiane.

Komisionerja u shpreh optimiste për të ardhmen evropiane të Kosovës, duke theksuar se do të angazhohet maksimalisht për ta afruar vendin me Unionin Europian.

Të ngajshme

Komandanti i ri i KFOR-it takohet me Nufin, diskutojnë për sigurinë në Kosovë dhe stabilitetin në Ballkan –

KushtrimGuraj

Skandali me ndërrimin e foshnjave në Spitalin Amerikan 2 – Ministria e Shëndetësisë konfirmon mangësi serioze, masa disiplinore ndaj zyrtarëve të Inspektoratit –

KushtrimGuraj

Enver Hoxhaj zyrtarizohet si përfaqësues i PDK-së në Grupin Punues për Apelin në Hagë

Rrezarta Ramaj