Telenews

Publikohet fotoja e Mehanit, pas rrahjes nga Lushtaku

Sot, në kafeterinë “Solo” në qendër të Skënderajt, zëvendësministri i Financave, kandidati për deputet dhe kryetari i Qendrës së LVV-së në Skënderaj, Hysni Mehani, është sulmuar fizikisht gjatë një takimi me deputeten Arjeta Fejza dhe aktivistë të Lëvizjes VETËVENDOSJE!.

Sipas dëshmitarëve, në incident janë përfshirë kryetari i Komunës së Skënderajt, Sami Lushtaku, dhe shoqëruesit e tij. Fillimisht, Mehani është goditur me grusht, ndërsa më pas edhe me gotë në kokë. Gjatë përpjekjes për të parandaluar përshkallëzimin e situatës, sekretari i Qendrës së LVV-së në Skënderaj, Bahri Zabeli, është sulmuar po ashtu dhe ka pësuar lëndime, transmeton Telenews.

Hysni Mehani aktualisht po merr trajtim mjekësor.

Lëvizja VETËVENDOSJE! e ka dënuar ashpër incidentin, duke kërkuar nga organet e drejtësisë trajtim urgjent të rastit dhe ndërmarrjen e veprimeve ligjore ndaj përgjegjësve. Gjithashtu është kërkuar reagim dhe distancim edhe nga Partia Demokratike e Kosovës.

Ngjarja ka nxitur reagime të shumta në rrjetet sociale dhe debate të forta politike në opinionin publik.

Të ngajshme

A i mundësuan vlerësuesi i licencuar i pronave dhe përmbaruesi privat përvetësimin e pronave fajdexhiu? –

KushtrimGuraj

Komandanti i ri i KFOR-it takohet me Nufin, diskutojnë për sigurinë në Kosovë dhe stabilitetin në Ballkan –

KushtrimGuraj

Skandali me ndërrimin e foshnjave në Spitalin Amerikan 2 – Ministria e Shëndetësisë konfirmon mangësi serioze, masa disiplinore ndaj zyrtarëve të Inspektoratit –

KushtrimGuraj