Telenews

Haxhiu: Dënoj ashpër sulmin fizik ndaj Hysni Mehanit, institucionet të veprojnë menjëherë dhe pa asnjë hezitim

Ushtruesja e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, ka reaguar lidhur me incidentin në Skënderaj, ku raportohet se janë përfshirë Kryetari i Komunës, Sami Lushtaku dhe Kryetari i Qendrës së VV’së atje, Hysni Mehani.

Haxhiu ka thënë se dënon ashpër “sulmin fizik ndaj Hysni Mehanit, zëvendësministër, kandidat për deputet dhe kryetar i Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Skenderaj”.

Haxhiu u ka bërë thirrje organeve të rendit dhe institucioneve përgjegjëse që të veprojnë menjëherë, me profesionalizëm dhe pa asnjë hezitim, në mënyrë që çdo person i përfshirë, të përballet me drejtësinë dhe të japë përgjegjësi para ligjit.

“Hysni Mehanit i uroj shërim të shpejtë dhe rikthim sa më të shpejtë në angazhimet e tij publike.  Familjes së tij, bashkëpunëtorëve dhe qytetarëve u bëj thirrje për përmbajtje, qetësi dhe besim në institucionet e Republikës”, thuhet në shkrimin e saj.

 

Të ngajshme

Komandanti i ri i KFOR-it takohet me Nufin, diskutojnë për sigurinë në Kosovë dhe stabilitetin në Ballkan –

KushtrimGuraj

Skandali me ndërrimin e foshnjave në Spitalin Amerikan 2 – Ministria e Shëndetësisë konfirmon mangësi serioze, masa disiplinore ndaj zyrtarëve të Inspektoratit –

KushtrimGuraj

Enver Hoxhaj zyrtarizohet si përfaqësues i PDK-së në Grupin Punues për Apelin në Hagë

Rrezarta Ramaj