Telenews

Çfarë po ndodh me Butrint Imerin? Veprimi i tij habit ndjekësit

butrint-imeri-nis-punen-per-projekte-te-reja-muzikore

Butrint Imeri ka habitur fansat me një veprim të papritur në rrjetet sociale, duke zhdukur çdo gjurmë nga profili i tij në Instagram. Këngëtari, i ndjekur nga më shumë se 1.1 milion njerëz, ka fshirë të gjitha postimet, videot dhe fotografitë që kishte publikuar ndër vite, ndërsa ka larguar edhe foton e profilit, duke e lënë llogarinë krejtësisht bosh.

Ky ndryshim drastik ka ngritur menjëherë pikëpyetje te ndjekësit, sidomos pasi artisti prej muajsh ka qenë pothuajse i tërhequr nga rrjetet sociale dhe pa asnjë aktivitet të ri publik. Heshtja e tij e gjatë dhe mungesa e projekteve të fundit kanë shtuar dyshimet se diçka e madhe mund të jetë duke u përgatitur.

Në industrinë muzikore, veprime të tilla shpesh interpretohen si shenjë e një fillimi të ri artistik. Shumë emra të njohur zgjedhin të “pastrojnë” profilet e tyre përpara lansimit të një albumi, një bashkëpunimi apo një rikthimi të fuqishëm në skenë.

Për momentin, artisti nuk ka dhënë asnjë reagim publik, duke e bërë edhe më misterioz këtë vendim që po komentohet gjerësisht nga publiku dhe fansat e tij.

Të ngajshme

Zbulohet shkaku i vdekjes së modeles Sahara Ray

Rrezarta Ramaj

Oriola Marashi në kërkim të qenushes së zhdukur, ofron 2 mijë euro shpërblim për atë që e gjen –

KushtrimGuraj

Oriola Marashi ofron shpërblim prej 2000 eurove për gjetjen e qenit të saj

Rrezarta Ramaj