Telenews

Vdes personi që ishte plagosur në janar në Sllatinë

Një person që ishte plagosur në janar të këtij viti në Sllatinë të Fushë-Kosovës, ka vdekur në QKUK, ku po trajtohej që nga 23 janari.

Policia ka bërë të ditur se më 16 maj 2026 viktima, mashkull kosovar, ka vdekur si pasojë e plagëve të marra.

“Lidhur me rastin, më datë 16.05.2026, viktima mashkull kosovar, i cili ishte duke u trajtuar në QKUK, ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar për obduksion”, thuhet në njoftim.

Ndërkohë, policia kishte arrestuar një të dyshuar për vrasje në tentativë, pasi më 23 janar dyshohet se kishte sulmuar viktimën me mjet të mprehtë, duke i shkaktuar plagë në kokë dhe fyt.

Të ngajshme

Ky është çifti nga Malisheva që u gjetën të plagosur në dhomën e gjumit – 25-vjeçarja humbi jetën, burri mbeti i plagosur rëndë

Yllka Gashi

Teuta Haxhiu: Kosova po përballet me një krizë të rëndë institucionale

Yllka Gashi

PDK e Aleanca sërish në Kuvend, kërkojnë vazhdimin e seancës për konstituim

Yllka Gashi