Telenews

Serbia sërish tenton të ndërhyjë në zgjedhjet në Kosovë, kërkon vota për Listën Serbe

Serbia synon të ndërhyjë tek votuesit serbë në Kosovë edhe në zgjedhjet e 7 qershorit, duke i ftuar ata që të votojnë Listë Serbe – parti kjo e cila ka mbështetjen e plotë të Beogradit.

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Serbi, Petar Petkoviq, u bëri thirrje sot serbëve të zhvendosur nga Kosova që të votojnë në zgjedhjet e ardhshme në Kosovë, duke u i ftuar të njëjtit që të votojnë për krahun e zgjatur të Serbisë – Listën Serbe.

Petkoviq, i cili siç raportojnë mediat serbe, ishte sot në Kragujevë, ku u bëri thirrje serbëve të zhvendosur nga Kosova që të votojnë në zgjedhjet e parakohshme në Kosovë më 7 qershor.Ju të gjithë e dini se po afrohen zgjedhje të tjera të rëndësishme, e kuptoj që njerëzit janë të lodhur sepse kemi shumë procese zgjedhore dhe një krizë të madhe politike dhe paqëndrueshmëri në Prishtinë, por varet nga ne të durojmë dhe të luftojmë dhe të jemi të bashkuar, të bashkuar dhe të vendosur siç kemi qenë deri më tani”, tha ai i pari.

Duke u kërkuar votën për Listën Serbe, Petkoviq u tha serbëve të zhvendosur se gjoja fitorja e këtij subjekti politik në këto zgjedhje është një “garanci e mbijetesës së serbëve në Kosovë”.Ky është një tubim dhe një mundësi për t’ju ftuar të gjithëve të shkoni në zgjedhje më 7 qershor dhe të votoni për Listën Serbe, sepse fitorja e Listës Serbe në këto zgjedhje është një garanci e mbijetesës së serbëve në Kosovë dhe M…, siguria se ne do të vazhdojmë të ndërtojmë komunitetet tona dhe të investojmë në to”, ka thënë ai.

Zgjedhjen e parakohshme parlamentare mbahen në Republikën e Kosovës mbahen më 7 qershor.

Të ngajshme

Vlora Çitaku: Kosova po rrëshqet drejt fundit të Evropës për mirëqenie dhe zhvillim

Blearta

Shqipëri: Rritet mosha për martesë, bie me 40 për qind numri i dasmave

Blearta

Sa u paguan prezantuesit e Eurovisionit?

Blearta