Telenews

Dy aeroplanë luftarakë të Marinës Amerikane përplasen në ajër

Dy aeroplanë luftarakë u përplasën në ajër gjatë një shfaqjeje ajrore në SHBA.

I gjithë ekuipazhi i aeroplanit u hodh në mënyrë të sigurt nga aeroplanët EA18-G të Marinës Amerikane që po kryenin një demonstrim ajror kur u rrëzuan, njoftoi një zëdhënës i Marinës Amerikane.

Incidenti dramatik ndodhi gjatë ditës së dytë dhe të fundit të shfaqjes ajrore Gunfighter Skies, 3.2 km në veriperëndim të Bazës Ajrore Mountain Home të Idahos.

 

Një zjarr shpërtheu dhe baza u mbyll për pak kohë, ndërsa pjesa tjetër e shfaqjes ajrore u anulua.

Raportohet se një hetim është duke u zhvilluar.

Ndryshe, secili prej aeroplanëve EA-18G Growler kushton rreth 67 milionë dollarë.

 

Të ngajshme

Çfarë i ndodh trupit nëse hani molla çdo ditë?

Rrezarta Ramaj

5 ushtrime të thjeshta që mund t’i bëni në shtëpi

Rrezarta Ramaj

Çfarë të përgatisni për drekën e së shtunës?

Rrezarta Ramaj