Telenews

KQZ publikon listat e kandidatëve për deputetë, 902 emra në garë për zgjedhjet e 7 qershorit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se pas përmbylljes së procesit të certifikimit janë publikuar listat e kandidatëve për deputetë të certifikuar për pjesëmarrje në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 7 qershor 2026.

Sipas njoftimit të KQZ-së, në mbledhjen e mbajtur më 16 maj janë certifikuar gjithsej 902 kandidatë për deputetë nga 21 subjekte politike.

“Kandidatët e certifikuar përfaqësojnë 17 parti politike, 3 koalicione dhe 1 kandidat të pavarur. Nga ky numër i përgjithshëm i kandidatëve, 593 janë burra dhe 309 gra”, thuhet në njoftimin e KQZ-së.

Institucioni zgjedhor ka bërë të ditur se lista e plotë e kandidatëve për deputetë tashmë është publikuar dhe mund të shkarkohet nga faqja zyrtare e KQZ-së.

Të ngajshme

Abdixhiku me Osmanin në Stanoc të Vushtrisë: Po ndiejmë frymë të re, po mbështetet një rrugë tjeter për Kosovën

KushtrimGuraj

Kurti për dialogun: Pa u dorëzuar Radoiçiqi e tërhequr letra e Bërnabiqit s’ka takim të nivelit të lartë

KushtrimGuraj

Raportohet për tre studentë të arrestuar në protestën në RMV për gjuhën shqipe

Rrezarta Ramaj