Telenews

Sveçla bën hapin e parë për themelimin e Xhandarmësisë së Kosovës

ministria-me-xhelal-sveclen-ne-detyre-hap-tender-15-mije-euro-per-aparat-e-kapsula-te-kafese

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka nënshruar sot themelimin e grupit punues i cili do të bëj analizimin dhe propozimin e modaliteteve për funksionimin e Xhandarmërisë së Republikës së Kosovës.

Xhandarmëria do të funksionoi si Agjencion i Ministrisë së Punëve të Brendshme.

“Xhandarmëria e Republikës së Kosovës po bëhet.
Si Ministër i Punëve të Brendshme sot kam nënshkruar themelimin e grupit punues i cili do të bëj analizimin dhe propozimin e modaliteteve për funksionimin e Xhandarmërisë së Republikës së Kosovës, si Agjencion i Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Xhandarmëria përfaqëson një hap të rëndësishëm në konsolidimin e arkitekturës sonë të sigurisë, me mision të qartë për të garantuar prezencë të fuqishme shtetërore në funksion të ruajtjes së kufinjve, integritetit dhe sovranitetit tonë territorial, mbrojtjen nga terrorizmi, menaxhimin e trazirave me rrezikshmëri të lartë dhe mbrojtjen e infrastrukturës kritike.
Xhandarmëria e Republikës së Kosovës do të forcojë ndjeshëm kapacitetin shtetëror për parandalim, menaxhim dhe neutralizim të kërcënimeve që cënojnë sigurinë e qytetarëve dhe integritetin territorial të vendit tone” shkruan Sveçla në njoftim.

Të ngajshme

Çmimi i naftës bie pasi Trump pezulloi sulmin ndaj Iranit

Valjeta Turkaj

Mbrojtja mbyll çështjen në gjykimin ndaj Thaçit dhe të tjerëve në rastin kundër administrimit të drejtësisë

Valjeta Turkaj

Pas hetimeve disamujore, kapen gjashtë “super hajnat” e Gjilanit

Valjeta Turkaj