Telenews

Trumpi pritet të marrë pjesë në takimin e G7-s në Francë muajin e ardhshëm

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, do të marrë pjesë në takimin e udhëheqësve të G7-s që do të mbahet në Francë në muajin qershor, ka bërë të ditur të martën një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë.

Sipas raportimeve, Trumpi pritet të paraqesë qëndrimet e tij për disa çështje kryesore gjatë samitit, përfshirë lidhjen e ndihmës amerikane me tregtinë, promovimin e përdorimit të mjeteve të inteligjencës artificiale të zhvilluara nga SHBA-ja dhe zvogëlimin e kontrollit të Kinës mbi zinxhirët kritikë të furnizimit me minerale, ka raportuar mediumi Axios.

Franca është pritëse e G7-s këtë vit, ndërsa samiti i udhëheqësve është planifikuar të zhvillohet buzë liqenit Evian-les-Bains, pranë Alpeve Franceze, nga 15 deri më 17 qershor.

Marrëdhënia e Trumpit me disa anëtarë të G7-s është tensionuar gjithnjë e më shumë për shkak të luftës me Iranin, ndër çështje të tjera.

Të ngajshme

Nënshkruhet kontrata për ndërtimin e Pediatrisë në Gjilan

Valjeta Turkaj

Aksident me fatalitet në Lezhë, policia jep detaje

Valjeta Turkaj

IKD padit Kuvendin: Ndërprerja e mandatit të Komisionit të Jurisprudencës, e kundërligjshme dhe arbitrare

Valjeta Turkaj