Telenews

NATO kërkon llogaridhënie për sulmin në Banjskë: Serbia i di emrat e sulmuesve

Zëvendës Ndihmës Sekretari i Përgjithshëm për Partneritete në NATO, ambasadori Kevin Hamilton, ka mbajtur sot një takim me gazetarë në Prishtinë, ku ka diskutuar rreth situatës së sigurisë në Kosovë, zhvillimeve në rajon, dialogut Kosovë-Serbi dhe kërcënimeve hibride në Ballkanin Perëndimor.

Në pyetjen e parashtruar nga gazetarja e Telegrafit, Jehona Hulaj e cila ishte prezente në këtë takim, lidhur me incidentet në veri dhe mundësinë e përsëritjes së tyre tash në prag të zgjedhjeve të reja, ambasadori Hamilton u shpreh se në përgjithësi situata në Kosovë është stabile dhe e sigurt.

“Por sigurisht, KFOR-i është këtu për një arsye, sepse ekziston një histori e brishtësisë. Mandati i KFOR-it dhe NATO-s është të punojnë me institucionet në Kosovë për t’u siguruar që ky stabilitet të ruhet. Pra, KFOR-i dhe NATO janë gjithmonë duke vëzhguar dhe dëgjuar, për t’u siguruar që të mos ketë r

Ambasadori Hamilton foli edhe për sulmin në Banjskë, duke thënë se NATO pret përgjegjësi dhe drejtësi për incidentet e vitit 2023, ndërsa theksoi se kjo çështje mbetet e rëndësishme edhe për raportet ndërmjet NATO-s dhe Serbisë, raporton Telegrafi.

“Sapo kam ardhur nga Beogradi para se të arrija këtu në Prishtinë dhe mesazhi im për autoritetet serbe është se NATO pret llogaridhënie, që drejtësia të vihet në vend – ata që organizuan dhe kryen ato sulme duhet të përballen me drejtësinë”, deklaroi ai, duke theksuar se sulmet ndaj pjesëtareve të KFOR-it janë të papranueshme.

ritje të paqëndrueshmërisë. Por duhet të them se, për momentin, ne ndihemi mjaft komodë me situatën në terren në Kosovë”, u shpreh Hamilton.

Të ngajshme

Shfaqen mbishkrime anti-shqiptare në Shkup, kërkohet reagim institucional

Valjeta Turkaj

Aksident i rëndë trafiku te Parku i Biznesit në Drenas (Video)

Valjeta Turkaj

Tragjedi në Vushtrri – i riu humb jetën pasi bie nga kati i tretë i një objekti në ndërtim

Valjeta Turkaj