Telenews

Shfaqen mbishkrime anti-shqiptare në Shkup, kërkohet reagim institucional

Mbishkrime me përmbajtje anti-shqiptare janë shfaqur sërish në Shkup, duke nxitur reagime në rrjetet sociale dhe në opinionin publik.

Në një fotografi të publikuar online shihet një grafit me mesazhin “As në tokë, as në qiell, vend për shqiptarë nuk ka”, i shkruar në qendrën sportive “Forca” në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut.

Rasti është shpërndarë edhe nga figura politike dhe qytetarë të ndryshëm, të cilët kanë kërkuar reagim dhe veprim nga institucionet kompetente ndaj gjuhës së urrejtjes.

Deri më tani, autoritetet në Maqedoninë e Veriut nuk kanë dalë me ndonjë deklaratë zyrtare lidhur me këtë incident.

Kujtojmë se kohëve të fundit janë raportuar disa raste të thirrjeve dhe mesazheve anti-shqiptare në aktivitete sportive dhe hapësira publike në vend.

Të ngajshme

INCIDENT NË BURGUN E SIGURISË SË LARTË NË DYZ – DYSHIME PËR NJË RRAHJE TË ORGANIZUAR

Rrezarta Ramaj

Kurti: Do të investojmë mbi 1 miliard euro në ushtri gjatë këtij mandati

Rrezarta Ramaj

Ardhje të mëdha te Kombëtarja Shqiptare, një nga ta po shkëlqen në Serie A

Rrezarta Ramaj