Telenews

Katër persona humbin jetën nga aksidenti mes veturës dhe kamionit me targa kosovare

Katër persona kanë humbur jetën në një aksident tragjik të ndodhur në qarkoren Radishan-Prishtinë-Mirkovcë, pas një përplasjeje të fuqishme mes një veture të tipit BMW dhe një kamioni me targa të Kosovës.

Siç raporton AlsatM, përplasja dyshohet të ketë qenë e fortë, duke bërë që vetura të përfshihej nga flakët menjëherë pas aksidentit.

Për shkak të dëmtimeve të rënda dhe djegies së automjetit, identifikimi i viktimave pritet të bëhet përmes procedurave të mjekësisë ligjore dhe obduksionit.

Policia, prokuroria dhe ekipet emergjente po vazhdojnë hetimet në vendin e ngjarjes, ndërsa pritet një version zyrtar pas përfundimit të ekzaminimeve.

Të ngajshme

“Aleanca e NATO-s duhet të jetë e mirë për të gjithë të përfshirët”, thotë Rubio

Valjeta Turkaj

KQZ hap regjistrimin për votuesit me nevoja të veçanta

Valjeta Turkaj

Gjilan: Thyhet kasaforta e qendrës tregtare, vidhen 12 mijë euro

Valjeta Turkaj