Telenews

194 gjoba për motoçiklistët në rajonin e Pejës brenda 21 ditësh

Drejtoria Rajonale në Pejë, përmes stacioneve policore, njësisë së Trafikut Rajonal dhe njësisë për Reagim të Shpejtë, gjatë muajit maj ka realizuar plane operative me qëllim të parandalimit të aksidenteve dhe rregullimit të komunikacionit rrugor.

Sipas policisë, nga data 1 maj deri më 21 maj 2026, janë shqiptuar 194 tiketa ndaj ngasësve të motoçikletave për kundërvajtje të ndryshme në trafik.

Kundërvajtjet për të cilat janë gjobitur motoçiklistët përfshijnë:

drejtimin e motoçikletës pa patentë shofer,
drejtimin e motoçikletës pa regjistrim,
drejtimin pa helmetë mbrojtëse, si dhe shkelje të tjera.

Policia ka bërë të ditur se aktivitetet dhe kontrollet në terren do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, me qëllim të rritjes së sigurisë në trafik dhe parandalimit të aksidenteve.

Të ngajshme

Nis protesta kundër ndalimit të shërbimeve ndërtimore në Rugovë

Valjeta Turkaj

Nga ky muaj e tutje lehonat e papuna marrin 500 euro

Valjeta Turkaj

Ekipi gjerman u largua pasi u dëmtua azbesti, flasin nga KEK: S’ka diçka të rrezikshme

Valjeta Turkaj