Telenews

Ekipi gjerman u largua pasi u dëmtua azbesti, flasin nga KEK: S’ka diçka të rrezikshme

Ekipi gjerman që ishte duke punuar në remont në KEK është larguar nga zona ku po punonte.

Sipas burimeve të gazetares së Klan Kosovës, Altiana Zogaj,  gjatë punimeve që janë bërë nga inxhinierët në elektrofiltra është dëmtuar azbesti, raporton klankosova.tv.

Ky material është  kancerogjen, rrjedhimisht ata janë larguar nga vendpunimi ku kanë qenë të angazhuar.

Zëdhënësi i KEK, Skender Bucolli tha për Klan Kosova se situata është nën kontroll dhe nuk ka diçka të rrezikshme.

“Nuk ka diçka të rrezikshme, në kuadër të modernizimit të termocentraleve kemi vërejtur disa grimca gjatë punës dhe për siguri e parandalim kemi larguar punëtorët nga punishtja, nuk ka të afektuar, mostrat janë dërguar për në Gjermani dhe s’kemi asnjë raport më tutje. Situata është në kontroll”, tha ai.

Në anën tjetër Nexhat Llumnica nga Sindikate e re e KEK tha se nuk kanë informatë zyrtare për rastin.

“Ne s’kemi informatë zyrtare, gjermanët kanë bërë një raport se kemi. S’mundemi me ditë çka ka ndodhur, e kemi kërkuar raportin pasi po flitet se ka ndodh ashtu. Puntorët e Kosova B s’kane pas probleme, ata gjermanët po”, tha Llumnica.

Të ngajshme

INCIDENT NË BURGUN E SIGURISË SË LARTË NË DYZ – DYSHIME PËR NJË RRAHJE TË ORGANIZUAR

Rrezarta Ramaj

Kurti: Do të investojmë mbi 1 miliard euro në ushtri gjatë këtij mandati

Rrezarta Ramaj

Ardhje të mëdha te Kombëtarja Shqiptare, një nga ta po shkëlqen në Serie A

Rrezarta Ramaj