Telenews

Oda Ekonomike Amerikane i reagon Qeverisë Kurti për ndarjen e 100 eurove

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë ka shprehur shqetësim lidhur me, siç e quan, varësinë në rritje nga masat e njëhershme të mbështetjes financiare si përgjigje ndaj sfidave ekonomike dhe presioneve të inflacionit, duke vlerësuar se këto masa ofrojnë lehtësim të përkohshëm dhe nuk adresojnë faktorët strukturorë për zhvillim të qëndrueshëm.

Në një reagim të publikuar më 22 maj 2026, Oda Amerikane thotë se, ndonëse mbështetja e kategorive të cenueshme dhe ruajtja e fuqisë blerëse janë objektiva të rëndësishme, pagesat e përkohshme nuk sjellin efekt afatgjatë.

“Masat e përkohshme financiare ofrojnë vetëm lehtësim afatshkurtër dhe nuk adresojnë faktorët e nevojshëm strukturorë për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik”, thuhet në deklaratë.

Oda Amerikane vlerëson se masat e fokusuara kryesisht në stimulimin e konsumit afatshkurtër mund të kenë ndikim të kufizuar, sidomos në një ekonomi si ajo e Kosovës, ku rritja e konsumit shpesh përkthehet në rritje të importeve.

“Masat të cilat fokusohen kryesisht në stimulimin e konsumit afatshkurtër rrezikojnë të prodhojnë ndikim të kufizuar afatgjatë ekonomik… ku një pjesë e konsiderueshme e rritjes së konsumit përkthehet në rritje të importeve, e jo në shtim të prodhimit vendor dhe të investimeve”, thekson Oda.

Sipas saj, masat e tilla mund të kufizojnë edhe hapësirën buxhetore për iniciativa dhe investime me ndikim më të madh ekonomik dhe me përfitime më të gjera e më afatgjata.

Të ngajshme

Digjet një dyqan i pajisjeve elektronike në Viti, intervenojnë zjarrfikësit

Valjeta Turkaj

Kurti: Kosova ka obligim të ruajë kujtesën për Dubravën

Valjeta Turkaj

Hekuran Murati jep detaje për pakon “2.0”

Valjeta Turkaj