Telenews

Hamza: Çmimet si në Evropë, por jo edhe pagat dhe pensionet

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, njëherësh kandidat për kryeministër nga kjo parti, Bedri Hamza ka kritikuar të ardhurat nga pagat dhe pensionet në Kosovë.

Përmes një postimi në Facebook, Hamza tha se çmimet në Kosovë janë si në Evropë, por jo edhe pagat dhe pensionet.

“Çmimet si në Evropë, por jo edhe pagat dhe pensionet. Kjo është padrejtësi sociale. Për këtë arsye, ne do t’i themi STOP krizës ekonomike dhe sociale që e kanë sjellë vendimet e gabuara politike. Do t’i themi stop çmimeve dhe tatimeve të larta, pagave e pensioneve të pamjaftueshme, stagnimit dhe regresit”, ka shkruar Hamza.

Të ngajshme

Mes tensioneve në rritje, mbyllet hapësira ajrore në pjesën perëndimore të Iranit

Valjeta Turkaj

Hoti për gazin: VV-ja s’e deshi pavarësinë energjetike të Kosovës

Valjeta Turkaj

Gjobitet me 100 euro një qytetar në Prishtinë, parkoi veturën në hapsirë të gjelbëruar

Valjeta Turkaj