Mesfushori holandez Frenkie de Jong ka konfirmuar se do të vazhdojë të jetë pjesë e FC Barcelona, duke i dhënë fund spekulimeve për një largim të mundshëm gjatë verës.
Deklarata e tij vjen pas një sezoni ku ai ishte një nga lojtarët kyç në mesfushën katalanase, duke ndihmuar skuadrën në garën për tituj në La Liga.
“Do të qëndroj te Barça! Kjo është e sigurt,” është shprehur De Jong, duke mbyllur çdo diskutim rreth të ardhmes së tij.
Gjatë sezonit, mesfushori holandez ka regjistruar 38 paraqitje, me një gol dhe 8 asistime, duke konfirmuar rolin e tij të rëndësishëm në skuadrën blaugrana.

