Telenews

Barcelona ia mësyn edhe mbrojtësit të Arsenalit

Barcelona po shqyrton mundësinë për të bërë një ofertë për mbrojtësin e Arsenal, Piero Hincapie, por e di se marrëveshja do të jetë shumë e vështirë për t’u realizuar.

Kampionët e Spanjës e kanë nisur fuqishëm fushatën e transferimeve duke rënë dakord për një marrëveshje mbi 70 milionë funte për të transferuar Anthony Gordonin nga Newcastle United, i cili pritet të kryejë sot testet mjekësore.

Ata po përgatisin gjithashtu një ofertë për sulmuesin Julian Alvarez te Atletico Madridi por e dinë se, për shkak të rivalitetit mes klubeve dhe çmimit shumë të lartë, edhe kjo marrëveshje nuk do të jetë e lehtë.

Të ngajshme

Pas suksesit në futboll, Granit Xhaka provon veten edhe si aktor

Blearta

Ceremonia e Topit të Artë do të mbahet në Londër, mësohet data e saktë

Blearta

Vini: Dua të qëndroj gjithë jetën te Reali

Blearta