Telenews

Ndeshja Shqipëri-Izrael në Tiranë, policia njofton për masat, kufizimet dhe kontrollet rigoroze

Në stadiumin “Air Albania” në Tiranë, sonte do të zhvillohet ndeshja miqësore ndërmjet Shqipërisë dhe Izraelit.

Për këtë, Policia e Shtetit ka bërë gati një plan me masa për garantimin e rendit dhe sigurisë, para, gjatë dhe pas zhvillimit të ndeshjes.

Plani i masave, sipas një njoftimi të forcave të rendit, parashikon detyrat që do të kryejnë të gjitha strukturat, duke u mbështetur në përvojën pozitive për planifikimin, organizimin dhe menaxhimin e situatës së rendit dhe sigurisë publike gjatë aktiviteteve ndërkombëtare.

Këto masa parashohin kufizimin e qarkullimit në disa akse rrugore në afërsi të stadiumit.

Gjithashtu, është njoftuar se do të ketë kontrolle rigoroze të tifozëve para futjes në stadium.

Policia ka njoftuar se do të ndalohen banderolat me përmbajtje raciste, fishekzjarre, flakadanë, lëndë piroteknike, monedha metalike e gjësende të tjera.

“Për mbarëvajtjen e këtij aktiviteti sportiv, Policia e Shtetit ka angazhuar qindra punonjës policie, të cilët do të garantojnë rendin dhe sigurinë publike, si dhe do t’u ofrojnë ndihmë dhe informacion, në rast nevoje, në mënyrë që ky aktivitet të përmbyllet pa incidente, në interes të imazhit të vendit.”, thuhet në njoftim.

Ndeshja Shqipëri-Izrael do të zhvillohet nga ora 20:00.

Të ngajshme

Uran Ismaili: Çmimi i lartë i energjisë është rezultat i abuzimeve e keqpërdorimeve të kësaj qeverie

Rrezarta Ramaj

Publikohen çmimet e derivateve për sot, ngritje e lehtë e çmimeve

Rrezarta Ramaj

66 persona hoqën dorë nga shtetësia e Kosovës gjatë muajit prill

Rrezarta Ramaj