Telenews

Diomande josh PSG-në, Liverpooli në pritje – talenti i Leipzigut pranon: “E kam dashur Parisin që fëmijë”

E ardhmja e Yan Diomande pritet të jetë një nga temat më të nxehta të merkatos së kësaj vere.

Talenti i RB Leipzigut po monitorohet nga dy gjigantë evropianë, Liverpooli dhe Paris Saint-Germain, ndërsa vetë lojtari ka dhënë deklarata që mund të interpretohen si një sinjal i qartë për kampionët e Francës.

Në një intervistë për Telefoot, Diomande pranoi se PSG ka zënë gjithmonë një vend të veçantë në zemrën e tij.

“Paris Saint-Germain është një skuadër që e kam dashur që kur isha fëmijë. Babai im është tifoz i PSG-së dhe është një klub që e admiroj si tifoz futbolli”, deklaroi ai.

Këto fjalë kanë bërë jehonë të madhe në Francë, sidomos në një moment kur PSG po kërkon të sigurojë shërbimet e sulmuesit të ri, i cili konsiderohet një nga talentet më premtues të futbollit evropian.

I pyetur për mundësinë e një transferimi në “Parc des Princes”, Diomande nuk e fshehu entuziazmin.

“Do të ishte kënaqësi për mua të vija dhe të luaja në Paris, te një nga klubet më të mëdha”, tha ai.

Madje, kur u pyet nëse e sheh veten te PSG, përgjigjja e tij ishte edhe më e drejtpërdrejtë:

“Pse jo? Gjithmonë është kënaqësi të vish këtu. Për më tepër, flitet frëngjisht dhe mendoj se përshtatja nuk do të ishte e vështirë.”

Megjithatë, lojtari nuk dëshiron të nxitojë me vendimin përfundimtar. Ai theksoi se aktualisht është i fokusuar te Botërori dhe se bisedimet mes klubeve do të vendosin të ardhmen e tij.

“Jam i përqendruar te Kupa e Botës. Pas saj, klubet do t’i zgjidhin gjërat mes tyre dhe pastaj do të shohim se çfarë do të ndodhë”, u shpreh Diomandé.

Deklaratat e tij pritet t’i japin avantazh PSG-së në garën me Liverpoolin, por beteja për firmën e talentit të Leipzigut mbetet ende e hapur. Në javët e ardhshme priten zhvillime të rëndësishme për një transferim që mund të jetë ndër më të bujshmit e verës.

Të ngajshme

Murati: Hapet aplikimi për certifikim të ofruesve të arkave fiskale digjitale

Rrezarta Ramaj

Gjashtë shenja fizike të stresit që nuk duhet t’i injoroni kurrë

Rrezarta Ramaj

Fondi i Sigurimit Shëndetësor, Hoti: Propagandë e pushtetit, ligji e parasheh që nga 2014-ta

Rrezarta Ramaj