Telenews

Zelensky i drejtohet Putinit me letër të hapur: fton takim për përfundimin e luftës

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka publikuar një letër të hapur drejtuar presidentit rus, Vladimir Putin, në të cilën i bën thirrje për një takim të drejtpërdrejtë me qëllim arritjen e një marrëveshjeje për përfundimin e luftës mes dy vendeve.

Letra u publikua një ditë pas një sulmi të madh ukrainas ndaj objektivave në Shën Petersburg, përfshirë një depo të madhe nafte dhe disa pika ushtarake, në të njëjtën kohë kur presidenti rus po merrte pjesë në një forum ekonomik ndërkombëtar.

Në mesazhin e tij, Zelensky thekson se lufta është zgjedhje e udhëheqjes ruse dhe se, sipas tij, konfliktit po i mungon një rrugëdalje e qartë nëse nuk hapen negociata direkte. Ai e fton Putinin të caktojë një datë për një takim në një vend neutral, duke propozuar që procesi të ndërmjetësohet nga vende si Zvicra, Turqia apo shtetet arabe.

Zelensky kërkon gjithashtu që në procesin e paqes të përfshihen Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, duke theksuar nevojën për një arkitekturë të re sigurie në rajon.

Në letrën e tij, presidenti ukrainas argumenton se Ukraina është e gatshme për armëpushim gjatë negociatave, si dhe për shkëmbim të të gjithë të burgosurve të luftës dhe kthimin e civilëve të zhvendosur gjatë konfliktit.

Ai paralajmëron se, në mungesë të një marrëveshjeje, lufta do të vazhdojë, ndërsa thekson se Ukraina do të vijojë të marrë mbështetje ndërkombëtare për mbrojtjen e saj.

Zelensky gjithashtu i bën thirrje Putinit të marrë përgjegjësi politike për përfundimin e konfliktit, duke theksuar se historia, sipas tij, do ta gjykojë këtë luftë si një zgjedhje personale të udhëheqjes ruse.

Të ngajshme

Zvicra rrit sigurinë në kufi me Francën, dislokohen mijëra ushtarë – mësohet arsyeja

KushtrimGuraj

“S’do të më tregojë respekt në ring”, Anthony Joshua me fjalë të mëdha për Kristian Prengën

Blearta

Faqja zyrtare e Katy Perry zbulon datën kur ylli botëror do të performojë në Prishtinë

Blearta