Telenews

Ngjarjet e datës 15 qershor

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Drejtësisë në detyrë, Donika Gërvalla, merr pjesë në hapjen zyrtare të “Javës për Ndihmë Juridike Falas”, e cila do të shënohet me konferencën “Të bashkuar për qasje në drejtësi për të gjithë”. (Hotel Sirius, Prishtinë, ora 10:00)

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) mban mbledhjen e radhës. (Salla e takimeve, kati VI, objekti i KPK-së, Prishtinë, ora 10:00

Hapet ekspozita e piktorit të njohur deçanas, Ukë Lataj, me titullin “Universi Kreativ i Ukë Latajt”, një prezantim artistik që përfshin 50 vite krijimtari në pikturë, skulpturë, abstraksion dhe traditë. (Qendrën Rinore në Deçan, ora 11:00)

 

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) prezanton gjetjet kryesore mbi Lirinë e Medias, Sigurinë e Gazetarëve dhe Gjuhën e Urrejtjes në Kosovë. (Infinit – Food & Drinks, Ulpianë, Prishtinë, ora 12:00)

Shënohet Dita e Dizajnit Italian në bashkëpunim me Ambasadën e Italisë dhe Agjencinë Tregtare Italiane. I ftuar special Federico Fanti Italian Graniti. (Salla e ekspozitës së kompanisë Agimi, autostrada Mitrovice – Prishtine, Shkabaj, ora 14:00 – 16:00)

 

Komuna e Deçanit organizon festivalin gjithëkombëtar të folklorit “Eshkë e ndezur mbi Shkëlzen”. (Qendra Rinore në Deçan, ora 18:00)

 

Të ngajshme

Protestuesit fillojnë të mblidhen në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë për të dytën ditë me radhë

Rrezarta Ramaj

Kurti takon komandantin suprem të NATO-s në Evropë, flet për rritjen e kapaciteteve të FSK-së

Rrezarta Ramaj

Policia del me njoftim për suspendimin e 11 zyrtarëve lidhur me rastin e Arlindës

Rrezarta Ramaj