Telenews

FUTBOLLISTI I DUKAGJINIT TË KLINËS, ”YLLI I JAVËS” NË ELITËN E FUTBOLLIT TË KOSOVËS

Federata e Futbollit e Kosovës së bashku me sponsorin e Superligës, Bankën Kombëtare Tregtare, vazhdojnë ndarjen e çmimit “YLLI I JAVËS”.
Ky çmim për xhiron e 29-të në BKT Superligë i ka takuar futbollistit të KF Dukagjini (Klinë), Ergyn Ahmeti.
Mesfushori qendror i skuadrës klinase pati paraqitje të shkëlqyeshme në fitoren që Dukagjini e arriti si mysafir në Skenderaj kundër Drenicës, me rezultat 1:0.
Ndonëse nuk ishte realizator i golit, ai u shqua me kreativitetin e tij gjatë tërë ndeshjes, duke qenë në vazhdimësi pikënisja e çdo aksioni të rrezikshëm të Dukagjinit dhe ndër më të merituarit për arkëtimin e tri pikëve tejet të rëndësishme në luftën për mbijetesë.
Pas fitores në Skenderaj, skuadra e drejtuar nga Armend Dallku edhe më tutje ndodhet në pozitën e 8-të, por tani më 33 pikë, me vetëm dy pikë më pak se Drenica në vendin e 7-të.
Çmimin “YLLI I JAVËS” për futbollistin e KF Dukagjini e dorëzoi Halim Vitija, asistent specialist në departamentin e administratës në BKT.

Të ngajshme

Zhegrova refuzon ofertën 10-milionëshe të Arabisë Saudite, mbetet i fokusuar te Juventusi –

KushtrimGuraj

Newcastle siguron Fernández-Pardon për 65 milionë euro, sulmuesi i Lille drejt Anglisë –

KushtrimGuraj

Zabi fantastik, futbollisti kosovar shënon dy gola në Ukrainë

Yllka Gashi