Telenews

Caktohet masa e paraburgimit ndaj të miturit për vrasje të rëndë

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i për të Mitur, Gjyqtarja e procedurës paraprake, konform dispozitave ligjore të Kodit të Drejtësisë për të Mitur, dhe Kodit të Procedurës Penale, ka caktuar masën e paraburgimit ndaj të miturit A.O., në kohëzgjatje prej një (1) muaji, e cila mund të zgjasë deri më datë 14.07.2026, për shkak të veprën penale vrasje e rëndë nga neni 173 par. 1 nën par. 1.5, lidhur me neni 31 të KP-së.

Gjyqtarja për të mitur, pasi që i ka shqyrtuar të gjitha shkresat e lëndës dhe i ka dëgjuar pretendimet e palëve në seancën për caktimin e masës së sigurisë, ka ardhur në përfundim se kërkesa e Prokurorisë së Shtetit për caktimin e paraburgimit është e bazuar.

Gjyqtarja për të mitur, ka ardhur në përfundim se caktimi i masës së
paraburgimit në këtë fazë është i bazuar në ligj, dhe i arsyeshëm dhe do të siguroj zhvillimin e pa penguar të rrjedhës së procedurës përgatitore, dhe sigurimin e prezencës së të miturit para institucioneve të drejtësisë.

Shënim: Gjykata në orët e pasdites të datës 15.06.2026, ka pranuar edhe
kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit për dy (2) të pandehur të tjerë, Sh. O., për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Vrasje e rëndë” në bashkëkryerje nga neni 173 par.1 nën par. 1.5 lidhur me nenin 31 të KPRK-së, si dhe ndaj të dyshuarës A. O., e cila gjendet në ndalim 48 orësh, për shkak të dyshimit të bazuar se e njëjta ka kryer veprën penale shtytje në “Vrasje të rëndë” nga neni 173 par.1 nën par. 1.5 lidhur me nenin 32 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Kjo kërkesë do të trajtohet pranë Departamentit për Krime të Rënda, dhe
Gjyqtarja e procedurës paraprake, brenda afatit ligjor do të cakton seancën dëgjimore për caktimin e masës së sigurisë.

Të ngajshme

Trump dhe Vance nënshkruajnë virtualisht ”Memorandumin e Mirëkuptimit” me Iranin

Rrezarta Ramaj

Trafiku në Ngushticën e Hormuzit i paqëndrueshëm pavarësisht pretendimeve për normalizim

Rrezarta Ramaj

Tenderi nën hetime pezullon projektin milionësh në Leposaviq

Rrezarta Ramaj