Telenews

Një i vdekur dhe 4 të lënduar pas tërmetit 6.3 shkallësh në Kinë

Një tërmet me magnitudë 6.3 ballë goditi provincën veriperëndimore kineze Qinghai të martën, duke vrarë të paktën një person dhe duke lënduar katër të tjerë, raportuan mediat shtetërore, duke cituar autoritetet e emergjencës.

Tërmeti goditi një zonë me lartësi të madhe në prefekturën Haixi në Qinghai me një thellësi prej 10 km në orën 5:06 pasdite sipas kohës së Pekinit (09:06 GMT) të martën, tha Qendra e Rrjeteve të Tërmeteve të Kinës, raporton Reters, transmeton Klankosova.tv.

Mediat shtetërore thanë se të gjithë punëtorët në minierat e qymyrit pranë epiqendrës janë evakuuar dhe autoritetet ende po vlerësojnë viktimat dhe dëmet materiale.

Më parë, agjencia shtetërore Xinhua raportoi se ekipet e shpëtimit po nxitonin në vend për të kërkuar njerëz të bllokuar dhe po vlerësonin rreziqet e fatkeqësive dytësore.

Administrata e tërmeteve e Kinës ka aktivizuar një përgjigje emergjente për tërmetin, i cili u pasua nga disa lëkundje pasuese, përfshirë një të matur me një magnitudë 4.9 ballë.

Të ngajshme

KFOR-i dhe ekipet emergjente bashkojnë forcat në Bondsteel, trajnim për jetë dhe siguri

KushtrimGuraj

Rama paralajmëron padi ndaj Bashës dhe Mihalit: Duhet me i heq ata që shiten si të popullit e punojnë kundër tij

KushtrimGuraj

Më 18 qershor zbulohet shtatorja e heronjve Rexhep dhe Beqir Rexhepi në Qirez

Blearta