Telenews

Shakira ka një të dashur të ri? Shihet duke dalë hoteli me yllin e Netflix

Shakira ka ndezur thashetheme për një romancë të re pasi u pa me aktorin Manuel Garcia-Rulfo.

Dyshja u fotografuan duke dalë nga Sunset Tower Hotel në West Hollywood së bashku të hënën, me fotot e takimit të tyre, të publikuara nga Page Six , që menjëherë ndezën spekulime për një lidhje të mundshme, transmeton Indeksonline.

Sipas fotove, këngëtari dhe ylli i “The Lincoln Lawyer” dukeshin të relaksuar dhe me humor të mirë ndërsa bisedonin dhe prisnin makinën e tyre.

Në një moment, Garcia-Rulfo, si një zotëri i vërtetë, i hapi derën e makinës yllit të muzikës kolumbiane.

Mediat sociale shumë shpejt u mbushën me komente dhe fansa të shumtë nuk e fshehën entuziazmin e tyre për historinë e re të mundshme të dashurisë./

Të ngajshme

Nuk e lejonte gruan të punonte, theu gotën mbi tavolinë duke i terrorizuar – 60-vjeçari ndalohet për dhunë në familje në Mitrovicë

KushtrimGuraj

Aksident në rrugën Fushë Kosovë – Prishtinë, lëndohen tre persona

KushtrimGuraj

Tetë vjet pa Adem Demaçin – simbolin e qëndresës shqiptare

KushtrimGuraj