Telenews

Ramush Haradinaj nuk e përjashton kandidaturën për president nëse propozohet nga opozita

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka lënë të hapur mundësinë që të kandidojë për president të vendit, në rast se emri i tij propozohet nga partitë opozitare.

Ai tha se për shkak të sfidave me të cilat po përballet Kosova, do ta merrte në konsideratë një propozim të tillë.

“Nëse opozita, Aleanca, PDK, LDK do të më kandidonin, do ta shqyrtoja mundësinë e kandidaturës nga opozita. Kosova është në sfida të mëdha, vështirësi e kisha shqyrtua nëse opozita me propozon për president në një garë në seancë”, ka thënë Haradinaj për Tëvë1.

Megjithatë, ai theksoi se aktualisht nuk është kandidat për president.

Të ngajshme

Yll Limani me emblemën e UÇK-së në koncertin në Gjermani: Zemra e Kosovës është në Hagë

Rrezarta Ramaj

Nga Buroja e Skenderajt në majat e akademisë, Granit Thaqi mbron me sukses doktoratën në Mynih

Rrezarta Ramaj

Berisha Accounting krijon kanal zyrtar për bizneset me njoftime dhe këshilla praktike

Rrezarta Ramaj