Telenews

Largohen afër tre mijë tonë mbetje nga deponitë ilegale

Qeveria në detyrë e Kosovës ka njoftuar se janë larguar afër tre mijë tonë mbetje nga deponitë ilegale në pesë rajone të vendit.

Përmes një postimi në faqen zyrtare të Qeverisë, në rrjetin social Facebook, bëhet e ditur se këto mbetje janë larguar nga Prishtina, Prizreni, Ferizaj, Peja e Mitrovica.

Njoftimi i plotë:

Afër tre mijë tonë mbetje janë larguar nga deponitë ilegale në pesë rajone gjithandej vendit, nga Prishtina e Prizreni, Ferizaj, Peja e Mitrovica, për katër javë që kur ka nisur Aksioni Kundër Mbeturinave.

Aksioni i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor po zgjerohet me ritëm të shtuar, sikurse edhe zgjerimi në komunat dhe rajonet tjera.

Të ngajshme

A do të rikthehen tensionet dhe protestat në Kosovë? Kthimi i Ligjit për Specialen në Kuvend nxit reagime të reja –

KushtrimGuraj

Presidentja pritet ta kthejë në Kuvend ligjin për Specialen pas kërkesës së PDK-së –

KushtrimGuraj

Sveçla në Itali, kërkon bashkëpunim për themelimin e Xhandarmërisë së Kosovës –

KushtrimGuraj