Telenews

Dy të arrestuar në Lipjan pas përleshjes në trafik, u konfiskua edhe një armë zjarri

Dy persona janë arrestuar në Lipjan nën dyshimin për përfshirje në një përleshje fizike pas një mosmarrëveshjeje në trafik.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur më 28.06.2026 rreth orës 21:40, ku dy të dyshuar meshkuj kosovarë janë rrahur mes veti pas një konflikti në komunikacion.

Gjatë intervenimit policor, nga të dyshuarit janë konfiskuar një pistoletë me 3 fishekë, një çelës gomash dhe një bisht sopate.

Policia ka bërë të ditur se me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa rasti po hetohet nga organet kompetente.

Të ngajshme

A i mundësuan vlerësuesi i licencuar i pronave dhe përmbaruesi privat përvetësimin e pronave fajdexhiu? –

KushtrimGuraj

Komandanti i ri i KFOR-it takohet me Nufin, diskutojnë për sigurinë në Kosovë dhe stabilitetin në Ballkan –

KushtrimGuraj

Skandali me ndërrimin e foshnjave në Spitalin Amerikan 2 – Ministria e Shëndetësisë konfirmon mangësi serioze, masa disiplinore ndaj zyrtarëve të Inspektoratit –

KushtrimGuraj